Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania – Website | April 25, 2014

Scroll to top

Top

6,258 views

(FOTO) – Interi 2013-2014 sipas Gazzetta dello Sport

(FOTO) – Interi 2013-2014 sipas Gazzetta dello Sport
Xhorxh Gellci

Perpara se Mazzarri te fillonte zyrtarisht aventuren e tij me zikalterit, Interi ishte nje nga skuadrat me aktive ne merkato. Ne kohe jo te largeta, ishin vendosur nen kontrate 5 futbolliste, ndersa pas ardhjes te ish-teknikut te Napolit, drejtuesit zikalter po vazhdojne te punojne per te kompletuar skuadren sipas asaj qe kerkon ai. Sipas kesaj, Interi pothuajse ka siguruar sherbimet e Belfodil, lojtar i ri me te ardhme te sigurt, por edhe sulmuesi i forte fizikisht qe kishte kerkuar Mazzarri.

Eshte duke lindur Interi i ri i Mazzarrit, qe mes objektivave te arritur dhe atyre qe duhet te arrije, po merr forme. Ne kete moment moduli me i mundshem qe Mazzarri do perdore eshte 3-4-1-2, prandaj Gazzetta dello Sport ka provuar te vendose ne fushe Interin 2013-2014:

Perpara Handanovic, do te kemi mbrojtjen me tre me Campagnaro, Samuel dhe Juan Jesus. Ne pankine, te gatshem per tu futur ne fushe do te jene Ranocchia, Andreolli, dhe nje tjeter mesfushor qe mund te jete Danilo i Udineses. Mesfusha me kater, ne qofte se plotesohen gjithe objektivat e merkatos, do te permbante Isla, Kovacic, Cambiasso dhe Nagatomo, me Antonellin si alternative dhe duke pritur nje mesfushor qe di te beje gjithcka, si Nainggolan.

Mbrapa sulmuesve duhet te luaje Guarin, dhe para tij Icardi dhe Belfodil, me Palacion si nje arme me shume dhe duke pritur rifutjen e Diego Militos.

Ne foton me poshte keni formacionin e marre nga faqet e Gazzetta dello Sport:

jof-gazzetta-formacioni

Interi 2013-2014 sipas Gazzetta dello Sport

Komente

Etiketimet