X

Cart

Menu

Historia

Te jesh Interist, per ne nuk do te thot te ndjekesh skuadren vetem 90 minutat dhe kaq, apo te thuash jam Interist sa per te thene qe sheh futboll. Per ne te jesh Interist do te thote te kesh nje tjeter zemer qe ka lindur paralelisht me ate normalen, qe rreh me shpesh dhe ne nje menyre me te vecante nga ajo e jetes normale, jeton 90 minuta si te ishin 90 minuat e fundit te rrahjes se saj, eshte zemra zikalter, e nje Interisti qe vuan, gezon dhe beson te skuadra e tij edhe ne momentet me te erreta. Per ne Interi eshte nje fe, nje besim, nje gje shume me e shtrenjte se nje skuader e thjeshte per te cilen duhet te bejme tifozllik. Mbase ishte ngjyra e fanelles, mbase u dashuruam pas nje lojtari, mbase nga pasioni i babait ose i nje vellai te madh apo pas nje goli qe te con zemren peshe, ne kemi zgjedhur tashme, zgjedhja jone eshte Inter. Interi eshte pjese e rendesishme e jetes tone. Pasioni dhe dashuria per te na bene qe te krijonim Inter Club Albanian. Zgjodhem nje moment te veshtire, Interi nuk ishte aq larte sic i ka hije, por pikerisht Interistet e vertete qe kane vuajtur gjithmone e kthejne hidherimin ne force, dhe me kete force e dashuri menduam te krijonim kete grupim tifozash, te njohur zyrtarisht nga Fc Internazionale.

Disa fjale mbi ICA

Ishte nisma e Juxhin Rames i njohur nga te gjithe bota zikalter qe flet shqip, nga faqja te cilen ka krijuar ne facebook, Fc Inter Club Albania. E gjitha filloj pas ndeshjes Inter vs Juventus ne 29/10/2011 ku i erdhi idea per te qene sa me prane Interit, Megi Gjongecaj e sapo ardhur nga San Siro kishte pare nga afer grupime te tilla, dhe ishte plotesisht dakort me idene.  Filluam te shkembenim e-mail me dirigjentet e Interit dhe pergjegjesit e Inter Clubeve, kushti ishte te krijonim nje bord drejtues te Inter Clubit, dhe nevojiteshin 7 zikalter te cmendur, e ata i kishim gati miqte tane te me te mire dhe me te cmendur qe aprovuan menjehere idene. I pari ishte Armand Troci i cili u bashkua me ne qe diten e pare,  i cmenduri Rejnis Plaku pranoi menje here te ishte pjese e jona, gjithashtu Erion Maksuti qe gati sa nuk pesoi infarkt nga ideja, Klejvi Drini po ashtu nje i cmendur zikalter si ai nuk mund te mungonte ne bordin tone, dhe me i vogli por jo me pak i rendesishmi, Redon Plaku. Misioni jone ishte tashme te aktivizonim Inter Clubin. Duhet te plotesonim 2 kushte, i pari ishte takimi me drejtorin sportiv te Interit Piero Ausilio,  qe te mernim lejen perkatese dhe per kete na erdhi ne ndihme Ultrasi Interist Laurenti i cili jeton ne Milano. Ai takoi Ausilion, mori te gjitha lejet perkatese dhe keshtu u be nje ure lidhjese ndermejt Interistave Shqiptare dhe vet Interit. Tashme faza me e veshtire kishte kaluar dhe kishte mbetur vetem tu plotesonte numri fillestar i detyrueshem prej 25 Interistash, te cilet ishin te nevojshem per tu themeluar Inter Club Albania.

ICA SanSiro hera par

Juxhini dhe Rejnisi per here te pare ne SanSiro me drejtuesin e Interit, sig. Valerio Bressani.

Ne pak kohe arritem te mblidhnim miqte tane te tjere zikalter, dhe keshtu mbas nje pune intensive 3 javore u aktivizua dhe u njoh zyrtarisht nga Fc Internazionale Milano, krijesa jone per te cilen jemi shume krenar: Inter Club Albania. Lajmi mori fame, doli ne faqen zyrtare te lajmeve te interit, FcInterNews.it. Me pas ne Inter.it, faqen zyretare te Interit. Nje kronike ne lajmet e disa televizioneve, por edhe ne webin e TopChannel.tv. Lajmi per kete nisme te mrekullueshme nuk kishte si te mungonte ne shtypin e shkruar ku 2 nga gazetat me te rendesishme te sportit ne shqiperi na kushtuan nga nje shkrim. Tashme Inter Club Albania mori famen qe meritonte. Inter Club Albania lindi ne 09 Nentor te 2011, ne fillim ishim vetem 3 Interiste qe besonim se mund tja dilnim, me pas 7 me pas 26 dhe sot ne numerojme shume me shume te anetaresuar ne grupimin e pare te tifozerise Interiste qe njihet zyretarisht nga Fc Internazionale, neser do te jemi me mijera! Ne sezonin e pare te antarsimeve, edhe pse keto te fundit u zhvilluan vetem 2 here ne 4 dite Inter Club Albania arriti te shkonte ne 182 te antarsuar! Ky grupim lindi ne nje kohe jo te mire per ekipin tone te zemres, me kete iniciative tregojme edhe nje here se per ne, rezultati nuk ka rendesi, e rendesishme eshte Interi, ne fitore apo ne humbje, ne gezim e hidherim me Interin pergjthmone. Sepse nje interist i vertet di ta ktheje dhimbjen ne force e te ece perpara duke mbeshtetur cdo dite e me shume me krenari skuadren e tij.

SEZONI I DYTE I ANETARESIMEVE

Moment gjate anetaresimeve ne Tirane.Sezoni 2012-2013 ishte sezoni i dyte qe kur Inter Club Albania kishte mare jete, dhe per hir te vertetes ishte nje arritje shume e madhe: Plot 343 Interista te antarsuar, plot 343 Interista zyrtar me teser ne Shqiperi. Nje arritje me vete. Nje kenaqesi e pamase, imazhi me i bukur qe mund te jepnim tek Interi qe Shqipria eshte zikalter. Antarsimet zgjaten qe nga Qershori e deri ne Shtator, muaj ne te cilin arritem te bejme antarsime edhe ne Prishtine pas ‘OK’ te mare nga drejtuesit e Interit per te perfshire edhe Kosoven tek Inter Club Albania. Ne Prishtine u anetaresuan pafund Interista, dhe ne 3 ore anetaresime njerzit nuk rreshten kurre se ardhuri ne stenden tone per tu bere pjese e InterClubAlbania. Nje spektakel i vertete. Tashme tek ne motoja ‘Jemi nje’ nuk eshte thjesht ne leter. Secili ka te drejta te barabarta, dhe mund te antarsohet. Inter Club Albania me 343 Intersitat e antarsuar eshte Inter Clubi i dyte jashte Italise ne Europe per numer te antarsuarisht pas atij te Maltes. Nje familje e madhe qe rritet dita-dites.

SEZONI I TRETE I ANETARESIMEVE

Sezoni i trete i anetaresimeve, 2013-2014. Interi mbyll sezonin ne nje menyre mjaft zhgenjyese ne ate humbje kunder Udineses ne SanSiro. Pa Europe, shkarkohet edhe Stramaccioni. Tifozet zikalter nuk eshte se mbeten shume te kenaqur me zgjedhjet e drejtuesve, dhe seshte si ishin shume te kenaqur me se si shkoi sezoni. Kjo natyrisht u pasqyrua edhe ne numrin e te antarsuarve: 263 kete sezon. Pak a shume diku tek 80 Interista me pak. Vlen te permendet kete sezon se shkuam ne disa qytete te Shqiperise dhe Lushnja mund te quhet pa frike nje vater e Interistave Shqiptare: Plot 30 anetare vetem atje. Duke pare numrin e te antaresuarve ne shtetet perreth qe mezi kalon numrin 50 ne InterClubet ne Maqedoni dhe Mal te Zi, na ben te ndihemi krenar se jemi sa 5fshi i tyre ne numer. E do te vazhdojme te jemi te tille. Objektivi per sezonin e ardhshem eshte 400: Te behemi InterClub me i madh ne Europe, jo vetem ne rajon.

Takim me drejtuesit e Interit ne Milano, 8 Maj 2014

Ne foto Presidenti i ICA, Juxhin Rama, drejtuesi i Interit per IC, Sergio Spairani si dhe Erion Maksuti.

Gjate udhetimit ne Maj per ndeshjen e fundit te Kapitenit ne San Siro kunder Lazios, Presidenti I Inter Club Albania, Juxhin Rama dhe pjestari i Bordit, Erion Maksuti, zhvilluan nje takim me drejtuesin e Interit, Sergio Spairani gjate te cilit folen per aktivitetin e deri tanishme te ICA si dhe planet mjaft optimiste per te ardhmen, te cilat sig. Spairani premtoi tu jepte gjithe mbeshtetjen e nevojshme. Pas ketij takimi, koordinatori I Inter Club-eve per Europen, Valerio Bresani, pergezoi punen e bere nga InterClubAlbania si dhe beri te mundur nje sere dhuratash te ndryshme per te gjithe antaret e saj. Takimi ishte mjaft frymezues sepse nga biseda me kta njerez e kuptuam se aktiviteti yne I deritanishem kishte marre vleresim maksimal nga drejtuesit e Interit dhe sigurisht qe kjo na beri te rrisnim ambicjet tona duke synuar qe kete vit te rradhitemi nder Inter Club-et me te medhenj te Europe dhe ne Bote. Nje lajm i mire per ne fund: Ne kete takim arritem te sigurojme qe te marten pas ndeshjes InterClubAlbania me te gjithe antaret e saj do te hyje ne Appiano Gentile: Do te shikoje nje stervitje te plote, do te vizitoje ambjentet si edhe do kene mundesine te takojne lojtaret per te bere foto dhe per te mare autografe.

SEZONI I KATERT I ANETARESIMEVE

Sezoni i katert i anetarsimeve ishte nje ngjarje historike per Inter Club Albania, i cili do de mbahet mend gjate. Me deshiren per ta bere Inter Club Albania, Inter Club numer nje ne Europe per nga numri i te antarsuarve, fillon angazhimi i menjehershem i Bordit Drejtues. Asnje nuk besonte se pas nje sezoni shume te veshtire per Interin dhe nje boteror ne mes, njerezit do te vinin per tu antarsuar, por edhe ksaj rradhe befasohemi nga Interistat dhe dashuria e tyre e madhe per Interin. Arrijme objektivin tone duke pasur 375 te antarsuar si asnjehere tjeter. Nuk kishte si te mungonte dhe nje mini feste nga Inter Club Albania per kete arritje historike. TE PARET NE EUROPE!

SEZONI I PESTE I ANETARESIMEVE

Sezoni i 5 i antarsimeve 2015-2016. Inter Club Albania peson nje ndryshim rrenjesor ne organizim, duke patur prurje te reja ne bordin drejtues: Bush Bushaj, Vani Kashara, Ardis Sota dhe Xhorxhi Gellci, te cilet paten dhene nje ndihmese shume te madhe pergjate gjithe ketyre viteve, u shperblehet puna e madhe duke u bere pjese e bordit. Ndryshimi duket qe ne fillim, deshira e djemve per te rritur me tej numrin e te antarsuarve eshte e madhe dhe keshtu bejne gjithcka. Perfundimi? Nje rekord tjeter ne nivel Inter Club: 405 te antarsuar si kurre me pare dhe Inter Club Albania vazhdon te ruaje vendin e pare, si Inter Club me i madh ne Europe.
 
Por ky sezon per Inter Club Albania nuk pati vetem sukses ne numer anetaresh, por u organizuan me sukses 42 aktivitete per te pare Interin ne grup, nje udhetim ne Milano per here te pare me avion, nje pritje madheshtore per Ivan Cordoba, nje ceremoni ku shpallem anetar nderi Rey Manaj, shqiptarin e pare qe vesh fanellen e Interit si edhe urimi per ditelindjen e Interit i cili u pa boterisht. Te gjitha keto do ti shpjegojme me gjeresisht me poshte sepse jane gjera teper te rendesishme per historine e Inter Club Albania.

PRITJA PER IVAN CORDOBA

URIMI I INTER CLUB ALBANIA PER 108 VJETORIN E INTERIT

REY MANAJ SHPALLET ANETAR NDERI

SEZONI I GJASHTE I ANETARESIMEVE