INTER CLUB ALBANIA

Welcome to the home of passion, tradition, and excellence – Football Club Inter Milan.
With a rich history spanning over a century, Inter Milan stands as a symbol of sporting greatness and unmatched determination.

Historia

Ishte nisma e Juxhin Rames i njohur nga te gjithe bota zikalter qe flet shqip, nga faqja te cilen ka krijuar ne facebook, Fc Inter Club Albania. E gjitha filloj pas ndeshjes Inter vs Juventus ne 29/10/2011 ku i erdhi idea per te qene sa me prane Interit, Megi Gjongecaj e sapo ardhur nga San Siro kishte pare nga afer grupime te tilla, dhe ishte plotesisht dakort me idene.  Filluam te shkembenim e-mail me dirigjentet e Interit dhe pergjegjesit e Inter Clubeve, kushti ishte te krijonim nje bord drejtues te Inter Clubit, dhe nevojiteshin 7 zikalter te cmendur, e ata i kishim gati miqte tane te me te mire dhe me te cmendur qe aprovuan menjehere idene. I pari ishte Armand Troci i cili u bashkua me ne qe diten e pare,  i cmenduri Rejnis Plaku pranoi menje here te ishte pjese e jona, gjithashtu Erion Maksuti qe gati sa nuk pesoi infarkt nga ideja, Klejvi Drini po ashtu nje i cmendur zikalter si ai nuk mund te mungonte ne bordin tone, dhe me i vogli por jo me pak i rendesishmi, Redon Plaku. Misioni jone ishte tashme te aktivizonim Inter Clubin. Duhet te plotesonim 2 kushte, i pari ishte takimi me drejtorin sportiv te Interit Piero Ausilio,  qe te mernim lejen perkatese dhe per kete na erdhi ne ndihme Ultrasi Interist Laurenti i cili jeton ne Milano. Ai takoi Ausilion, mori te gjitha lejet perkatese dhe keshtu u be nje ure lidhjese ndermejt Interistave Shqiptare dhe vet Interit. Tashme faza me e veshtire kishte kaluar dhe kishte mbetur vetem tu plotesonte numri fillestar i detyrueshem prej 25 Interistash, te cilet ishin te nevojshem per tu themeluar Inter Club Albania.

Anëtarësohu tani!

Mos hezitoni të anëtarësoheni! Faza e parë ka filluar dhe zgjat deri në 30 Qershor.