PAGUAJ ME PAYPAL

Ju mund të paguani duke zgjedhur një nga produktet në listë. Nëse doni të zgjidhni më shumë se një, duhet të përdorni pagesën në të djathtë.

Kontakto me përfaqësuesit tanë

Nëse keni pyetje rreth anëtarësimit, ju lutem kontaktoni direkt me përfaësuesit tanë.

Sa kushton anëtarësimi tek Inter Club Albania?

 

Paketat e anëtarësimit janë disa në këtë sezon futbollistik. Më poshtë mund të gjeni me detaje të shpjeguar gjithçka rreth çmimeve:

ANËTARËSIM SENIOR – RINOVIM / 40 EURO
Anëtarësimi Senior Rinovim është i mundur për të gjithë ata tifozë të Interit që kanë qenë anëtarë aktiv në sezonin që sapo kemi lënë pas (24-25) dhe duan të rinovojnë anëtarësimin e tyre përpara datës 30 QERSHOR. Pas kësaj date çmimi do të bëhet njësoj me anëtarësimet e reja.

ANËTARËSIM SENIOR – NEW / 45 EURO
Anëtarësimi Senior New është i mundur për të gjithë ata tifozë të Interit që nuk kanë qenë anëtarë aktiv në sezonin që sapo kemi lënë pas (24-25) dhe nuk ka asnjë limit kohor.

ANËTARËSIM JUNIOR – RINOVIM / 20 EURO
Anëtarësimi Junior është i mundur për të gjithë ata tifozë të Interit që janë të moshës nga 0 (zero) deri në 13 (trembëdhjetë) vjeç që kanë qenë anëtarë aktiv në sezonin që sapo kemi lënë pas (24-25) dhe duan të rinovojnë anëtarësimin e tyre përpara datës 30 QERSHOR. Pas kësaj date çmimi do të bëhet njësoj me anëtarësimet e reja.

ANËTARËSIM JUNIOR – NEW / 25 EURO
Anëtarësimi Junior është i mundur për të gjithë ata tifozë të Interit që janë të moshës nga 0 (zero) deri në 13 (trembëdhjetë) vjeç që nuk kanë qenë anëtarë aktiv në sezonin që sapo kemi lënë pas (24-25). Edhe ky anëtarësim nuk ka asnjë limit kohor.

ANËTARËSIM SENIOR PLUS / 75 EURO

Anëtarësimi “Senior PLUS” është risia e këtij sezoni, e sjellë drejtpërdrejt nga Inter. Çdo tifoz zikaltër ka mundësinë të bëhet anëtar zyrtar i klubit, por me këtë formulë të re, përfiton edhe një “upgrade” të anëtarësimit të zakonshëm. Përveç të gjitha avantazheve standarde, “Senior PLUS” ofron prioritet në aplikimet për biletat e ndeshjeve të mëdha në “San Siro” dhe ato të UEFA Champions League. Ky është dallimi i vetëm mes këtij anëtarësimi dhe atij klasik “Senior”. Upgrade nga anëtarësim normal me Plus mund të bëhet në çdo moment të sezonit!

ANËTARËSIM SENIOR – HERO / 100 EURO

Të gjitha në një paketë të vetme: Inter Club Senior, të gjitha avantazhet e paktës së anëtarësimit PLUS dhe ndjesia e të qenit HERO i komunitetit zikaltër. Po, sepse një pjesë e kësaj pagese shkon direkt për mbarëvajtjen e punës së Inter Club Albania, ndërsa në këmbim do të merret edhe një t-shirt premium, i stiluar me shumë klas nga ICA.

Inter Club Albania

0
    0
    SHPORTA JUAJ
    SHPORTA JUAJ ËSHTË BOSHKTHEHU NË DYQAN
        PRODUKTE TË NGJASHME