Përfaqësuesit në rrethe

Lista e mëposhtme përfshin gjithë qytetet në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Mal te Zi ku Inter Club Albania ka një përfaqësues. Duke kontaktuar me përfaqësuesin e qyteteve, ju mund te anëtarësoheni direkt si një tifoz zyrtar i Interit!

Shkup

Dushi

Cel: +389 72276456

Nëse doni të bëni anëtarësimin në Shkup, Dushi është njeriu që duhet të kontaktoni. Falë tij, Shkupi ka kaluar barrierën e 100 anëtarësimeve vitin e kaluar, duke u bërë kështu qyteti i dytë pas Tiranës që kalon këtë shifër. Këtë vit synohet që të kapen rekorde të reja me në krye pikërisht Dushin, që është super i përkushtuar dhe super i apasionuar në atë që bën!

Prishtinë

Bujar Berishaj

Cel: +383 45836750

Bujari është një prej atyre djemve që është rritur bashkë me Inter Club Albania. Që në hapat e parë ai ka qenë një prej administratorëve të faqes kur ende ishte në shkollë të mesme dhe sot, që ka përfunduar universitetin, është njeriu ynë më i rëndësishëm në Prishtinë dhe pika e kontaktit që Inter Club Albania ka në Kosovë!

Mali i zi

Edmir Lika

Cel: +382 69276279

Edmiri ka qenë anëtar i ICA që në hapat e parë të tonat kur ai kishte ardhur nga Ulqini për të studiuar në Tiranë. Pjesëmarrës në dhjetëra udhëtime dhe aktivitete, prej më shumë se 10 vitesh është pika e kontaktit me të gjithë interistat shqiptarë në Mal të Zi, jo vetëm në Ulqin. Nëse jetoni në MZ, Edmiri është njeriu i duhur për t’u kontaktuar!

Gjakovë

Arber Lleshi

Cel: +38649181720

Arber Lleshi është anëtar i ICA që prej 2013 dhe që atëherë kur jemi njohur në udhëtimin për lamtumirën e Zanettit, kurrë nuk ka rreshtur së qeni një mbështetje shumë e madhe për Inter Club Albania duke bërë ndërlidhjen direkte me anëtarët tanë në Gjakovë dhe duke mbajtur gjithmonë Gjakovën si qytetin me më shumë anëtarë në Kosovë pas Prishtinës!

Shkodër

Edinjo Rrethatokja

Cel: +355 693115544

Edinjo është po aq i vjetër sa vetë Inter Club Albania: anëtar që prej themelimit në 2011, ai ka qenë një nga ndihmat më të mëdha edhe pse jeton larg Tiranës. Falë tij, Shkodra është aktualisht qyteti me më shumë anëtarë pas Tiranës dhe synon që të vazhdojë ta mbajë këtë rekord me krenari edhe për sezonet në vazhdim!

Elbasan

Gersi Shopi

Cel: +355 695481553

Anëtar prej 2015, Gersi Shopi është pika e kontaktit për Inter Club Albania në Elbasan dhe ndër vite ka bërë që Elbasani të jetë një nga qytetet me më shumë anëtarë në Shqipëri duke i ofruar interistave atje mundësinë që të bëjnë anëtarësimin direkt në Elbasan dhe t’i tërheqin pakot direkt tek ai.

Durrës

Anxhela Reso (Agjencia Anel Travel)

Cel: +355 695312444

Anxhela Reso është anëtare e Inter Club Albania prej 2014 dhe është pika jonë e kontaktit për anëtarësimet në Durrës. Falë saj, interistat mund t’i bëjnë anëtarësimet te agjencia Anel Travel pranë Portit për të gjithë ata që nuk e kanë të mundur ta bëjnë online, por duan ta bëjnë fizikisht duke paguar cash.

Lushnjë

Roveni Taullau

Cel: +355 696432828

Roveni Taullau është anëtar i Inter Club Albania familjarisht që prej 2012 dhe tashmë është pika e kontaktit për një nga qytetet me më shumë interista në Shqipëri, Lushnjen. Nëse dëshironi ta bëni anëtarësimin fizikisht, mjafton t’i shkruani Rovenit në WhatsApp dhe ai do t’ju ndihmojë me gjithçka që keni nevojë.

Sarandë

Xhulian Xhone

Cel: +355 693491800

Xhuljan Xhone është anëtar prej 2016 dhe prej atëherë është një ndihmë shumë e madhe në kontaktin që Inter Club Albania ka me të gjithë interistat në Sarandë. Nëse dëshironi ta bëni anëtarësimin fizikisht, mjafton t’i shkruani Xhulianos në WhatsApp dhe ai do t’ju ndihmojë me gjithçka që keni nevojë.

Tiranë

Juxhin Rama

Cel: +355 695651111

Themelues dhe President i Inter Club Albania që prej ditës së parë, Juxhin Ramen mund ta kontaktoni në çdo moment për çdo problematikë apo pyetje që mund të keni për Inter Club Albania nga e hëna në të premte. Mjafton të dërgoni një mesazh në WhatsApp te numri i shënuar më sipër.

Tiranë

Ariseld

Cel: +355 695271285

Anëtar Bordi prej vitit 2017. Rrugëtimin e tij e nisi si një anëtar i thjeshtë ku pas një aktivizimi të vazhdueshëm mori një ftesë të ishte pjesë aktive e bordit drejtues. Me Ariseldin mund të kontaktoni për çdo problem apo pyetje që keni në Tiranë, por edhe me dërgesat postare kombëtare dhe ndërkombëtare.

Tiranë

Maria Sokoli

Cel: +355 689033666

Anëtare Bordi prej 2018. Maria Sokoli e ka nisur gjithashtu rrugëtimin si një anëtare e thjeshtë, ku më pas ka marrë një pjesë për të qenë pjesë aktive e bordit të Inter Club Albania. Me Marian mund të shkruani në rast të çdo pyetjeje që mund të keni rreth anëtarësimeve në Tiranë apo në qytetet e tjera të Shqipërisë.

Anëtarësohu tani!

Mos hezitoni të anëtarësoheni! Faza e parë ka filluar dhe zgjat deri në 30 Qershor.

Inter Club Albania

0
    0
    SHPORTA JUAJ
    SHPORTA JUAJ ËSHTË BOSHKTHEHU NË DYQAN
        PRODUKTE TË NGJASHME