X

Cart

Menu

Inter - Milan (dhjetor 2013)

Derby della Madonnina: Inter Club Albania nuk mund te mungonte, derbi mbetet gjithmone nje ndeshje me shume emocion brenda dhe kjo pervoje do te ishte e paharrueshme si per antaret e rinj qe na u bashkuan ne udhetim, ashtu dhe per ata qe kishin udhetuar me ne ne derbin e kaluar. Vlen per tu theksuar fakti qe 57 vendet ne dispozicion u prenotuan brenda 5 ditesh!

Udhetimi i trete per ne Milano ishte goxha i vecante. Ne fakt, pas udhetimit te fundit planifikuam qe kete rradhe te ndiqnim ne stadium ndeshjen kundra rivaleve te urryer te Juventusit, por kalendari na komplikoi paksa gjerat duke bere qe kjo ndeshje te luhej ne shtator, dhe kjo na i beri te pamundur pergatitjet per nje afat aq te shkurter. Ndryshe nga heret e tjera, kete rradhe hoqem dore nga udhetimi me traget dhe zgjodhem te udhetonim vetem me autobus duke pershkruar rrugen qe kalon ne Mal te Zi, Bosnje, Kroaci dhe Slloveni. Nje eksperience e re, por edhe nje aventure e vogel ne vetvete.

Nisja u be ne daten 19 dhjetor. Kishim me vete, si fanatike te Inter Club Albanias dhe te udhetimeve tona te kaluara, ashtu edhe antare te rinj, mes te cileve edhe interista nga Kosova dhe Presheva, te cilet krijuan nje atmosfere shume pozitive. Udhetimi ishte i gjate dhe paksa i gjate, por e gjithe kjo pritje dukej sikur shuhej kur ne ekranet e autobuzit shikonim pa pushim video me momentet historike me magjike te skuadres zikalter. Ata qe na shqetesuan paksa ishin doganieret kroate te cilet ne nje moment nderprene kontrollet formale pasi i futem mik Kovacic-in… Pas 20 e pak oresh rruge mberritem ne Milano. Vertet te lodhur por kjo nuk na pengoi qe ate nate te vizitonim Duomo-n dhe me pas te vinim ne loje kamarierin juventin te restorantit i cili mesa dukej, nuk linte menjane zakonet e keqija te skuadres se tij. Dita e neserme ishte dita e dedikuar Appiano Gentile-s. Askush nuk mund te humbte mundesine e fotove dhe autografeve me idhujt tane, te cilet na priten ngrohtesisht dhe na pergezuan per udhetimin tone prej mijra kilometrash per te ndjekur ekipin e zemres. Mes tyre edhe Marco Branca, qe na tregoi se nuk pritej ndonje merkato e pasur, dhe ashtu ndodhi…

Ja ku erdhi dita e ndeshjes. Per ata qe nuk e dine, dua tju them se nuk ka pamje me te bukur sesa Milano ne nje dite derbi. Kudo ku hedh syte, shikon vetem njerez me bluza zikalter, shalla zikalter, kapuce zikalter… Me pak fjale, parajsa e zbritur ne toke. Paradite e kaluar si fillim ne gjigandin Giuseppe Meazza, ne turin e stadiumit ku nder te tjera vizituam dhomen e zhveshjes se Interit dhe u lame nje “bekim” aspak te kendshme milanistave ne dhomen e tyre te zhveshjes. Me pas ne Duomo dhe ne dyqanin Solo Inter, e shoqeruar gjithe kohen me kore te shumta te cilat ekzaltuan gjithe tifozet e pranishem aty e bene qe te na bashkoheshin qindra tifoze te tjere, ndersa dhjetra njerez filmonin super atmosferen e krijuar nga grupi i Inter Club Albanias. Ndersa ndenjem per rreth 10 dite ne ankthin e hapjes apo jo te Curva Nordit, lajmi i mire na kishte ardhur. Curva Nord do ishte e hapur dhe 8 antaret e ICA-s qe kishin prenotuar bilete atje, do kishin mundsine te perjetonin nje tjeter ndjesi te paharrueshme, atmosferen fantastike te ultrasve zikalter. Momenti i shumepritur erdhi, dhe emocionet ishin te papershkueshme si per ata qe e kishin per here te pare, por edhe per te tjeret. Dritherimat fillojne qe ne hyrjet e jashtme, ne shkalle dhe me pas te shfaqet perpara syve nje tjeter parajse. Per fat te keq, Curva Nord qendroi e heshtur gjithe ndeshjen ne shenje sensibilizimi me ultrasit e Milanit ndersa ne vend te tyre ishte gjithe stadiumi qe kendonte kore, te cilat shpesh here e merrnin piknisjen nga ne. Dy gjera vlejne te permenden nga ndeshja, e para ka te beje me vendodhjen e pjeses me te madhe te grupit, ne afersi me ultrasit e Milanit, te cileve nuk rreshtem se derguari batuta therese. Ndersa e dyta eshte atmosfera qe krijohet ne Curva Nord kur shenon Interi, atmosfere te cilen kete rradhe e perjetuan 8 nga antaret tane. Njerez qe shtrihen pertoke neper shkalle duke u perqafuar e duke bertitur, njerez qe kapen e perqafohen me njeri tjetrin edhe pse nuk njihen fare, njerez qe zbresin nga 4 rreshta shkallesh pernjeheresh vetem per te festuar prane hekurave, dhe e gjitha kjo duke i shtuar dhe lumturine e shenimit te nje goli me thember ne minutat e fundit te ndeshjes pikerisht poshte Nord-it… Ja kjo eshte adrenaline. Nqs nuk e ke provuar, nuk mund ta kuptosh se cdo te thote. InterClubAlbania me ane te kameres GoPro arriti te filmoje cdo moment nga ndeshja pothuajse, sepse kameren e instaluam ne koken e Vanit(haha, e falenderojme me kete rast), dhe prandaj edhe video finale ka dale aq e bukur sepse te gjithe kemi filmuar nga pak cdo moment.

Ndeshja mbaroi dhe ne kishim perjetuar nje nga udhetimet me te bukura, si per atmosferen brenda grupit ashtu dhe per ate cka morem ne fushen e lojes nga idhujt tane. Te nesermen ne dt 23 Dhjetor u nisem per ne Shqiperi. E dinim qe kishim perpara rreth 20 e ca ore rruge te tjera por asnjeri nuk pyeste per to. E dinim qe na prisnin procedura burokratike ne dogana rruges se kthimit por per ne asgje skishte me rendesi. Ajo fitore kishte fshire gjithcka tjeter. E dinim qe ne fund te atij udhetimi do kishim cfare tu tregonim te tjereve. Fundja nje ndeshje ne Meazza eshte gjeja me e bukur qe ne mund te na ndodhe, por te gjitha ato 5 dite te kaluara me njeri-tjetrin dhe ajo ndeshje e fituar ne ate menyre, ishin gjera qe te conin drejt perfektes. Lame pas udhetimin, duke premtuar vetes se udhetim te tjera do bejme ne te ardhmen, por mbi te gjitha duke i premtuar vetes se ne rastin me te pare te mundshem do kthehemi perseri atje, per te pare nga shkallet e stadiumit idhujt me bluzen zikalter veshur, si nje detyrim qe kemi ndaj dashurise dhe pasionit per ato.

VIDEO | Udhëtimi më i bukur i jetës sonë: Inter vs Milan 1-0