X

Cart

Menu

Inter-Milan (shkurt 2013)

Kishim premtuar qe do te benim te mundur qe Interistat e Inter Club Albanias te ishin prezent ne San Siro per Derby della Madoninna, dhe arritem ta benim realitet kete gje. Ne 24 shkurt te 2013, ICA pa LIVE Derbyn e Milanos, dhe jo vetem. Pas ndeshjes me Sienen, eksperienca jone e pare, gjate udhetimit ne kthim u vendos qe udhetimi i radhes do te behej per Derby dhe keshtu ndodhi!

U nisem ne daten 21 nga Durresi per ne Bari me Traget. Pastaj nga Bari per ne Milano me autobuzin tone, qe per hir te vertetes kete sezon ishte nje luks me vete, i vitit 2010. Ne daten 22 ne darke ishim ne Milano. Pak a shume kjo ishte rruga, muhabet, debate si dhe te qeshura pafund. Rruga nuk u ndje fare! Ne diten e pare te qendrimit ne Milano kishim planifikuar te shkonim ne Appiano Gentile qe ne mengjes, ku kishim folur me drejtuesit per te takuar lojtaret. Disa lojtare ndaluan per te na pershendetur, sidomos Andrea Ranocchia i cili fiku makinen e tij dhe beri foto me te gjithe tifozet te cilet prisnin per ti pershendetur lojtaret jashte Appiano Gentiles. Pas Appianos qe ishte nje emocion i papare, u nisem per ne Giuseppe Meazza qe te benim turin e San Siros dhe te shikonim Muzeun. Per shume prej djemve dhe vajzave ishte hera e pare qe shikonin nga afer gjigandin e futbollit europian, ate stadium legjendar. Por ajo qe e shtoi vecantine e vizites ne Meazza ishte muzeu i Interit ku sa me shume qendroje, aq me shume beje nje udhetim imagjinar neper histori: Foto historike, trofe legjendare, bluza te idhujve e jo vetem. Parajse me pak fjale. Me pas erdhi dita e madhe, data 24 shkurt, luhej Derby. U ngritem heret ne mengjes dhe shkuam ne Piazza D’uomo, pasi nuk mund te linim pa vizituar dyqanin ‘Solo Inter. Pasi u ‘furnizuam’ mire te gjithe me bluza, shalla apo edhe kapuca te Interit, krijuam nje atmosfere fantastike ne galerine e D’uomos. Ishim rreth 40 veta te ICA kur filluam koret kunder Milanit dhe milanisteve dhe pastaj na u bashkuan Interiste nga e gjithe Italia dhe e gjithe bota. Mund te them pa frike qe u beme mbi 500 veta duke kenduar kore te ndyshme per Interin. Ishte nje atmosfere e papare dhe te mendosh qe u krijua nga InterClubAlbania, dhe eshte dicka qe duhet te krenohemi vertete.

Shkuam ne stadium qe 3 ore para, emocionet me te medha qe mund te perjetonim. Interi vinte nga nje seri shume negative rezultatesh dhe nje mori demtimesh, por ne ishim te bindur thelle-thelle qe Interi kete ndeshje nuk do e humbte, edhe pse me gjysem kontigjenti dhe shume poshte moralisht. Derbyt ishin bere nje ‘formalitet’ ne kete kohe, dhe pas kater fitoreve erdhi nje barazim. Ishte nje i ftohte i acarte ne Milano dhe ne stadium, por kush e ndjeu? Telefona thoshin -9 grade, ndersa ne na dukej sikur po mernim flake nga emocionet. Po shikonim Derbyn e pare te jetes tone LIVE ne Milano! Fjalet jane te teperta ne te tilla raste. Ndeshja perfundoi 1-1, por ajo ndeshje do te mbetet pergjithmone ne memorien tone si Derby i pare. Dhe dihet qe hera e pare nuk harrohet kurre. Por normale, hera e pare nuk do te jete e fundit, Derbyn e Milanos do ta ndjekim LIVE cdo sezon!

InterClubAlbania dominon Piazza Duomo perpara Derbyt

InterClubAlbania ne autobuz, disa metra larg Meazzes