[vc_row][vc_column width=”1/1″][van_heading heading=”Inter – SS Lazio (Maj 2014)” color=”black” pattern=”none” desc=”Premtimi me i madh qe i beme vetes ne udhetimin e fundit te dhjetorit ishte qe diten e lamtumires se tij nga futbolli i luajtur, Kapitenin nuk “do ta linim vetem”. Sigurisht qe ate dite ne stadium do ishin mijera e mijera veta qe do ta percillnin, por ne nuk mund te mungonim aty, nuk mund te mos ishim aty, ne vendin ku kapiteni nderoi per qindra ndeshje ato ngjyra zikalter. “][vc_row_inner][vc_column_inner width=”1/6″][/vc_column_inner][vc_column_inner width=”2/3”][vc_column_text]
Neqoftese do mungonim, do kishim nje boshllek per tere jeten. Interesant ishte fakti se shume pengesa na dolen perpara. Dikush nuk merrte dot leje nga puna, dikush nuk merrte dot leje nga shkolla, dikush nuk kishte mjaftueshem te ardhura… por te gjitha u eklipsuan perpara deshires se madhe per te mos munguar. Deshira per te pare kapitenin mbizoteroi mbi gjithcka. Kete rradhe nuk beme organizim te madh. Shume prej antareve te Inter Club Albanias moren iniciativa personale per te udhetuar drejt Milanos por sigurisht qe biletat u siguruan si gjithmone nga ne. Dukej sikur ishim pak, por me vone e kuptuam se sa shume ishim. Per disa nga antaret e bordit te ICA-s dhe per antaret me fanatike te saj, udhetimi ishte organizuar paksa ndryshe. U nisem ne daten 8 maj drejt Selanikut e te nesermen me avion drejt Milanos. Presidenti I Inter Club Albania, Juxhin Rama dhe pjestari i Bordit, Erion Maksuti, zhvilluan nje takim me drejtuesin e Interit, Sergio Spairani gjate te cilit folen per aktivitetin e deri tanishme te ICA si dhe planet mjaft optimiste per te ardhmen, te cilat sig. Spairani premtoi tu jepte gjithe mbeshtetjen e nevojshme. Pas ketij takimi, koordinatori I Inter Club-eve per Europen, Valerio Bresani, pergezoi punen e bere nga InterClubAlbania si dhe beri te mundur nje sere dhuratash te ndryshme per te gjithe antaret e saj. Takimi ishte mjaft frymezues sepse nga biseda me kta njerez e kuptuam se aktiviteti yne I deritanishem kishte marre vleresim maksimal nga drejtuesit e Interit dhe sigurisht qe kjo na beri te rrisnim ambicjet tona duke synuar qe kete vit te rradhitemi nder Inter Club-et me te medhenj te Europe dhe ne Bote. Nje lajm i mire per ne fund: Ne kete takim arritem te sigurojme qe te marten pas ndeshjes InterClubAlbania me te gjithe antaret e saj do te hyje ne Appiano Gentile: Do te shikoje nje stervitje te plote, do te vizitoje ambjentet si edhe do kene mundesine te takojne lojtaret per te bere foto dhe per te mare autografe. Me pas ne mbremje ishte koha per pak relaks perpara dites se ndeshjes.
Dita e madhe erdhi. Ishte vertet nje dite e madhe per faktin se kurorezohej nje karriere e mbushur plot me suksese dhe me momente te paharrueshme si per Kapitenin, ashtu edhe per te gjithe tifozet qe e ndoqen me besnikeri per 19 vite. Por ne te njejten kohe ishte nje dite e dhimbshme, pasi pas asaj dite nuk do mund te shikonim me te famshmet “Cavalcata” te kapitenit, sdo shikonim me ate njeriun perfekt qe vraponte pa u lodhur e qe respektonte kundershtaret ashtu sic respektonte shoket e ekipit, sdo shikonim me ne fushe nje lojtar I cili ndryshe nga te tjeret, nuk luajti vetem si lojtar ne fushe por mbi te gjitha luajti si qenie humane dhe nuk e la veten per asnje moment te rrembehej nga emocionet negative. Tek fillonte ajo dite, ne rruget e Milanos nuk shikoje thjesht tifoza me bluza zikalter por mbi te gjitha shikoje tifoza me bluze te Zanettit veshur. Kryefjala e asaj dite ishte vetem Zanetti. Ne Duomo degjohej vetem nje kor, “C’e Solo Un Capitano” dhe ne dyqanin “Solo Inter’ vazhdonin te shiteshin vetem bluza te tij. Nje qytet e madje nje bote te tere futbollistike e kishte bashkuar vetem nje emer, Javier Zanetti.
Ne hyrje te stadiumit Inter Club Albania bashkoi forcat e saj. Ishim me shume se 20 antare te cilet kishin sakrifikuar gjithcka per te mos munguar ate dite. Sapo hyme ne stadium u perballem me atmosferen fantastike te interistave nga e gjithe Bota. Ndoshta ndihej mungesa e Curva Nord por 70 000 njerezit qe kishin ardhur ne stadium ate dite do I krijonin kapitenit nje atmosphere mbreslenese. Kur lojtaret hyne ne fushe per nxemjen e rradhes, nuk mund te mungonte heroi yne, I cili edhe pse nuk ishte ne formacionin startues, erdhi poshte Nordit dhe na pershendeti me perzemersi duke shkembyer me tifozet gjithe afektin e mundshem dhe duke marre pafund duartrokitje edhe kore ne drejttim te tij. Nje moment I vertete krenarie ishte kur folesi ne stadium permendi emrat e Inter Club-eve te cilat ishin te pranishem ne stadium ate mbremje dhe mes tyre sigurisht qe nuk mund te mungonim emri I Inter Club Albania ndersa shfaqej dhe ne ekranet gjigande. Po ashtu edhe pankarta qe kishim pergatitur (ANCHE DIO HA UN DIO, JAVIER ZANETTI) ishte e vecante dhe u pa me admirim nga gjithe tifozet e pranishem ne ate pjese te stadiumit.
Ndeshja filloi e vrullshme dhe me nje gol te pesuar. Duket sikur do ishte e dhimbshme ndeshja e fundit e kapitenit por shoket e tij smund ta linin ne balte ne diten e tij te fundit. 3 gola njera pas tjetrit na qetesuan te gjitheve por mbi te gjitha i kthyen buzeqeshjen Zanettit ne pankine. Megjithate tifozet ishin te paduruar. Ajo ishte dita e tij dhe pikerisht ai duhej ne fushe. Kur folesi anoncoi qe ne loje do futej Kapiteni, stadium shpertheu dhe me pas nuk pushoi per asnje sekonde. Brohoritjet nuk kishin fund kur Zanetti merrte topin, e aq me teper kur fillonte galopimet e tij me topin neper kembe duke shmangur 1… 2… 3… 4… kundershtare. Demtimi i gjate i tij na kishte bere qe ti harronim paksa ato mrekulli, dhe kur i ripame ate nate te fundit, sikur u ndjeme super te plotesuar. Pas pak hyn ne loje edhe Princi Milito dhe mori menjehere gjithe afeksionin e stadiumit, packa se lamtumira e kapitenit e kishte eklipsuar lamtumiren e heroit te tripletes. Nje gol tjeter ne fund I vuri kapakun rezultatit ndersa nje tifoz qe u fut ne fushe per te perqafuar kapitenin, beri qe gjithkujt ti rreshkisnin disa pika lot. Mund te ishte gjithkush ne vend te tij, gjithkush mund ta kishte bere gjithcka per nje perqafim nga kapiteni, pikerisht ate nate. Dhe ai, me humanizmin qe e karakterizoi gjate gjithe karrieres, e perqafoi dhe e percolli jashte fushes nder brohoritjet e vazhdueshme te mijra tifozeve. Kjo shenoi fundin e ndeshjes por I dha startin festes se lamtumires, nje ceremoni madheshtore super te denje per nje njeri dhe lojtar madheshtor si ai. Minutat kalonin dhe ne fushe ishte vendosur nje fanele zikalter gjigande, me mbishkrimin GRAZIE dhe numrin 4. Drejtuesit dhe lojtaret ishin ne fushe, tifozet ne pritje dhe te paduruar, prisnin vetem nje njeri te vinte. Nderkohe qe Roberto Scarpini therriste “IIIL CAAAPIIITAANOOOOO”, trupin na e pershkoi nje si e dridhur, sikur e ndjenim qe nuk do e degjonim me. Kapiteni futet ne fushe dhe nje stadium I tere, edhe nepermjet ekraneve, ndjek cdo levizje te tij. Nje fjalim falenderues per te gjithe, kedo qe I kishte qendruar prane ne ato vite te arta, kedo qe e kishte mbeshtetur ne vitet e veshtira dhe qe kishte festuar bashke me te ne vitet e lavdise. Me pas ajo xhiroja e famshme rreth stadiumit, e shoqeruar me kore dhe me thirrje te ngjirura, por me se shumti e shoqeruar me lot nga gjithsecili. Dukej sikur ajo qe po ndodhte nuk ishte reale, kishim gjithe jeten tone qe e shikonim ate njeri duke luajtur me ate fanelle dhe asnjeri nuk donte ta besonte qe ky ishte fundi.
Ndoshta diku thelle ne mendjen tone enderronim qe dikush te merrte mikrofonin e te na thoshte qe e gjitha kjo ishte nje shaka dhe kapiteni do vazhdonte te luante akoma sepse smund ta hiqte asnjehere ate fanelle. Ehhh…
Pasi mbaruan xhiroja rreth fushes, fotot me lojtaret e tjere te triplettes te cilet largoheshin nga Interi po ate dite, dhe pasi ne fakt ishin drejt shterimit dhe lotet tone, ceremonia e lamtumires u zhvendos jashte stadiumit, ne lokalin Barreto poshte Curva Nordit, atje ku ultrasit prisnin te shpalosnin pjesen e tyre te shfaqjes. Aty ku mes koresh te panumerta dhe atmospheres fantastike pritem edhe njehere heronjte. Nordi kishte pergatitur shprehje qe karaktereizonin jeten futbollistike zikalter jo vetem te kapitenit por edhe te Militos, Cambiassos dhe Samuelit, kishte pergatitur pankarta per te falenderuar punen e tyre dhe nje torte gjigaande me koreografine e nates se Madridit. Ndersa heronjte thane fjalet e fundit te tyre duke falenderuar dhe njehere tifozet per afeksionin. Dhe mbremja nuk mund te kishte mbyllj me te bukur kur nje nga drejtuesit e Nordit pyeti Kapitenin se c’mendim kishte per deklaraten e Mogit ku thoshte qe penalltia e Ronaldos ne 1998 ishte, kapiteni me qetesine dhe zgjuarsine e tij, dha nje pergjigje qe ekzaltoi akoma me shume ultrasit: “Me njerez te tille nuk ja vlen fare te merresh”. Ajo nate ishte e gjate, nuk kishte gjume. Ecem ne kembe rreth 5 km deri ne hotel, donim te nxirrnim dufin qe kishim perbrenda, donim te nxirrnim gjithe merzine. Akoma nuk na besohej. Te nesermen dukej gjithcka e qete ne Milano megjithese shikonim akoma njerez me bluza te Zanettit veshur. Dukej sikur nuk i kishin hequr nga trupi e kishin fjetur me to gjithe naten. Ndersa ne duhej akoma te mblidhnim veten. Kishim dy dite per te shpenzuar ne Milano ende, dhe normalisht nuk kishim se si te mos vizitonim seline e Interit, dyqanin Pirelli dhe ambjente te tjera. Ikim nga Milano me premtimin se do te rikthehemi serisht e madje shume shpejt.
Ne ate vend kemi lene zemren, na e ka rrembyer Interi…
[/vc_column_text][/vc_column_inner][vc_column_inner width=”1/6″][/vc_column_inner][/vc_row_inner][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_separator color=”grey”][vc_gallery type=”image_grid” interval=”3″ onclick=”link_image” custom_links_target=”_self” images=”1070,1071,1072,1077,1078,1082,1089,1079,1080,1084,1087,1081″ title=”Disa foto nga udhetimi ne ndeshjen e fundit te Kapitenit”][vc_column_text][vc_separator color=”grey”][vc_column_text][/vc_column_text][vc_column_text][/vc_column_text][vc_video title=”VIDEO nga Inter-Lazio 4-1 | Per Kapitenin deri ne fund te botes…” link=”https://www.youtube.com/watch?v=_pclPT1cde8″][/vc_column][/vc_row]