X

Menu

Statuti

ica-logo copy

Anetaret e Inter Club Albanias duhet ti permbahen rregullave te meposhteme.

1. Karta e Inter Club Albanias:

Te jene te paisur te gjithe me teseren(karta), e cila meret pas anetaresimit, dhe eshte e vlefshme per 1 sezon, me pas ajo do te rinovohet, sezon pas sezoni.

2. Rregullat e sjelljes ne kete grup shoqeror:

- Ne rastin e shikimit te ndeshjeve se bashku, duhet me patjeter te meret me vete tesera e Inter Club Albanias. Do t’ju kerkohet ne momentet te caktuara per verifikim.

- Te paraqiteni 30 minuta me pare se te trasmetohet ndeshja ne TV.
- Te mos prenotohen vende per tu ulur, pervec vendit ku do te uleni vet.
- Nuk lejohen te shara gjate shikimit te ndeshjes, ju rikujtojme qe do te mund te kete edhe femra aty.
- Eshte e ndaluar kategorikisht sharja e lojtareve te Interit gjate ndeshjeve, qofte edhe pas nje gabimi trashanik. Perseritja e ksaj te fundit me shum se nje here mund te coj deri ne perjashtim nga Inter Clubi.
- Pasi ndeshja te kete perfunduar jeni te lutur te mos demtoni ambjentin per rreth dhe te ndihmoni sado pak ne rregullimin e tij.

3. Udhetimet:

Anetaret e Inter Club Albanias te cilet do kene deshire te jene pjese e udhetimeve te organizuara nga ne per te ndjekur Interin LIVE ne Milano, mund te perdorin te gjitha kanalet e informacionit per te na kontaktuar (telefon, website, facebook). Jeni te lutur qe kerkesat per udhetimet te behen 1 muaj e gjysem perpara organizimit, qe te mos keni probleme me prenontimet e vendeve. Nuk do te jene te pranueshme kerkesa te atyre qe do te duan te marin te tjere me vete, vetem te anetaresuarit e kane kete privilegj.

4. Sherbimet e perfituara me teseren e Inter Club Albanias:

- Mundesine per te udhetuar ne Milano ne grup me ICA
- Tesera ‘Siamo Noi’ falas
- Ulje direkt ne biletari
- Shitje e rezervuar per ndeshjet ne San Siro
- Cmime te uleta per abonimet ne stadium
- Ulje ne produktet zyrtare
- Ulje ne dyqanin e Interit ne San Siro store
- Ulje ne dyqanin e Interit ne Milano Solo Inter
- Ulje ne aktivitetet e ndryshme komerciale
- Bilete falas per njerezit me probleme fizike (Tetraplegjiket, paraplegjiket)
- Appiano Day
- Bileta per transfertat Europiane
- Ulje te medha cmimesh per tifozet poshte 14
- Mundesine per bileta ne tribunen kryesore
- Mundesine te marin pjese ne grumbullimin parasezonal
- Ulje dhe vende ne parkimin e San Siros
- Vende te rezervuara per parkimin e Autobuzit
- Ulje ne produket e CCIC.
- Skonto ne muzeun e San Siros
- Ulje 30% tek bluza zikalter