HISTORIA JONË

Inter Club Albania u themelua zyrtarisht me 9 nentor 2011, duke shenuar lindjen e grupimit te pare zyrtar te tifozeve te FC Internazionale Milano ne Shqiperi. Nisma lindi nga deshira per te krijuar nje lidhje me te forte mes tifozeve shqiptare dhe klubit zikalter, duke i dhene mundesi cdo interisti te behej pjese e familjes zyrtare te Interit. 

Ideja u hodh per here te pare nga Juxhin Rama, administrator i komunitetit me te madh zikalter ne gjuhen shqipe ne rrjetet sociale. Pas kontakteve te para me drejtuesit e Inter Club dhe FC Internazionale Milano, u be e qarte se hapi i pare drejt njohjes zyrtare ishte krijimi i nje bordi drejtues, i cili do te merrte persiper pergjegjesine e organizimit dhe zhvillimit te projektit.

Keshtu u formua grupi themelues prej shtate anetaresh:

  • Juxhin Rama
  • Megi Gjongecaj
  • Armand Troci
  • Rejnis Plaku
  • Erion Maksuti
  • Klejvi Drini
  • Redon Plaku

Me pasuan jave intensive pune, komunikimi me strukturat pergjegjese te Interit dhe permbushja e te gjitha procedurave te nevojshme. Perkushtimi i grupit themelues u shperblye me njohjen zyrtare te Inter Club Albania nga FC Internazionale Milano, duke e bere Shqiperine pjese te rrjetit boteror te Inter Club. Qe prej themelimit, Bordi Drejtues ka qene zemra organizative e Inter Club Albania. Nepermjet punes vullnetare dhe pasionit per ngjyrat zikalter, ai ka koordinuar anetaresimet, aktivitetet, udhetimet, eventet, projektet sociale dhe bashkepunimin e vazhdueshem me strukturat e Interit ne Itali.

Gjate viteve, Inter Club Albania eshte rritur ne menyre te jashtezakonshme, duke kaluar nga nje grup i vogel entuziastesh ne nje organizate te konsoliduar me mijera anetare. Ky zhvillim ka ardhur fale kontributit te qindra vullnetareve, perfaqesuesve lokale dhe anetareve te Bordit qe kane sherbyer nder vite, duke dhene kohe, energji dhe perkushtim per te ndertuar nje komunitet gjithnje e me te forte.

Nje pjese e rendesishme e historise se Inter Club Albania eshte edhe vazhdimesia. Ndersa perberja e Bordit ka ndryshuar me kalimin e viteve, misioni ka mbetur i pandryshuar: te bashkoje interistet shqiptare kudo qe ndodhen, te forcoje lidhjen e tyre me FC Internazionale Milano dhe te promovoje vlerat e besnikerise, respektit dhe perkatesise qe karakterizojne familjen zikalter.

Sot, pas me shume se nje dekade aktiviteti, Inter Club Albania eshte krenarisht Inter Clubi me i madh ne bote per nga numri i anetareve zyrtare. Ky sukses eshte rezultat i punes se perbashket te brezave te ndryshem te drejtuesve, vullnetareve dhe anetareve, te cilet kane kontribuar ne ndertimin e nje prej komuniteteve me aktive dhe me te respektuara ne universin zikalter.

Inter Club Albania drejtohet aktualisht nga:

  • Juxhin Rama – President
  • Vangjush Kashara – Zevendes President
  • Maria Sokoli – Anetare Bordi
  • Arisel Hajdari – Anetar Bordi
  • Visar Seseri – Anetar Bordi
  • Xhorxhi Gellci – Anetar Bordi
  • Enri Muco – Anetar Bordi

Bordi Drejtues ushtron funksionin e tij ne menyre vullnetare dhe eshte pergjegjes per administrimin e organizates, zhvillimin e projekteve, organizimin e aktiviteteve dhe perfaqesimin e Inter Club Albania ne marredheniet me FC Internazionale Milano dhe institucionet partnere.

Me te njejtin pasion qe frymezoi grupin themelues ne vitin 2011, Bordi Drejtues vazhdon te punoje cdo dite per te garantuar rritjen e vazhdueshme te komunitetit, per te ofruar mundesi te reja per anetaret dhe per te mbajtur lart emrin e Inter Club Albania ne Shqiperi dhe ne arenen nderkombetare.

Inter Club Albania

0
    0
    SHPORTA JUAJ
    SHPORTA JUAJ ËSHTË BOSHKTHEHU NË DYQAN
        PRODUKTE TË NGJASHME