Inter – Siena (prill 2012)

[vc_row][vc_column width=”1/1″][van_heading heading=”INTER-SIENA” color=”black” pattern=”none” desc=”Gjithcka lindi si nje enderr e vazhdoi si e tille. E kujt do i shkonte ndermend ne momenti ne krijimit te Inter Club Albanias qe shum shpejt, pas kater muajsh ne do te ishim prezent ne San Siro per te pare LIVE ekipin e zemres, ate ekip qe aq shum e kishim dashuruar nga televizoni. Por e gjithe ajo enderr u kthye ne nje realitet aq te bukur dhe te pabesueshem. Ishte 11 Prilli i vitit 2012, Inter – Siena e cila perfundoi 2-1 per zikalterit: Inter Club Albania ishte prezente!”][vc_row_inner][vc_column_inner width=”1/6″][/vc_column_inner][vc_column_inner width=”2/3″][vc_column_text css=”.vc_custom_1401541813852{border-color: #ffffff !important;}”]

Nuk ishte nje prezence normale, ishte udhetimi i pare ne grup i nje tifozerie per te ndjekur ekipin e zemres edhe pse larg. U nisem me autobuz nga Tirane per ne Durres ku me pas udhetuam me traget drejt Italise, Barit. Nga Bari e deri ne Milano me autobuz, pothuajse 15 ore rruge, me shume se 1000 kilometra per ato dy ngjyra. Ishte udhetimi i pare, dhe perkoi me 100 vjetorin e Shqiperise, keshtu ne kishim menduar te benim nje korografi, por per shkak te ketij viti jubilar menduam qe te benim dicka qe se kishte bere askush me pare, hapem nje flamur Shqiptar 10 meter te gjate ne stadium perpara ndeshjes, dhe nje banderole gjigande: “IL CUORE DELLA NORD BATTE ANCHE IN ALBANIA” qe ne shqip i bie “Zemra e Ultrasve zikalter(Curva Nord) rreh edhe ne Shqiperi”. Kjo koreografi u prit mjaft mire ne San Siro nga tifozet e tjere zikalter sa na duartrokiten, po ashtu drejtuesit e Curva Nord na derguan 2 djem dhe nje vajze te na ndihmonin me koret gjate ndeshjes. Nuk kishte pritje me te mire. Nje histori e shkurter: ‘Pasi u degjua vershellima perfundimtare ne kurrsesi nuk mund tu largonim nga ‘mitiku’ SAN SIRO. Madheshtia e atij stadium plot histori na kishte hipnotizuar. Teksa kthejme syte nga ‘Curva Nord’ shikojme dy djem qe po vinin drejt nesh. Nuk e njohem ne fillim, por duke u afruar nuk isha I sigurt nese po me benin syte, ishte vete ai FRANCO CARAVITA, kapo legjendar I CN69. Na takoi dhe na pergezoi per ‘atmosferen’ e vogel qe krijuam ne Meazza, gjithashtu edhe qe kishim udhetuar mbi 1000 km vetem per te ndjekur Interin.’ Ne te njejten dite realizuam disa endrra: Te shikonim skuadren e zemres LIVE, te shikonim Interin teksa fitonte LIVE, si dhe te hapnim nje flamur gjigand Shqiptar ne San Siro per 100 vjetorin e paversise. Kjo gje u arrit fale 32 Interisave qe ishin prezent ne kete udhetim, por edhe fal drejtuesve te Interit qe na lejuan qe te hapnim koreografine, edhe pse e pazakonte. Pas ketij udhetimi, ne faqen zyrtare te Interit ne internet, drejtuesi i Inter Clubeve shkruajti nje artikull per te na falenderuar, dhe ja nje copez nga shkrimi i tij qe do te bente krenar cdo Interist Shqiptar:

«Nje e vecante jo e paperfillshme, perkundrazi e denje per ti thurur shum elozhe eshte se antaret e Inter Club Albanias udhetuan per here te pare ne grup, dhe nuk zgjodhen nje ndeshje me nje kundershtar te forte sic bejne rendomte tifozet jashte Italise, por zgjodhen Inter – Siena, dhe ky eshte nje shembull mjaft i mire qe ne Stadium shkohet per te pare duke luajtur Interin e per te mbeshtetur Interin, dhe nuk shkohet ne baze te nivelit te kundershtarit. Bravo cuna!»

Ndeshja Inter-Siena ishte e para por jo e fundit, udhetime te tjera do te na presin me vone. Thjesht ky udhetim tregoi qe jemi unik ne Shqiperi por edhe jashte saj!

[/vc_column_text][/vc_column_inner][vc_column_inner width=”1/6″][/vc_column_inner][/vc_row_inner][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_gallery type=”image_grid” interval=”3″ images=”933,934,935,936,938,939″ onclick=”link_image” custom_links_target=”_self” title=”Disa foto nga udhetimi i pare i InterClubAlbania, Inter-Siena 2-1″][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_video title=”Inter – Siena 2-1 | Koreografia e Inter Club Albania ne Meazza” link=”https://www.youtube.com/watch?v=sltxg-ilo6E”][/vc_column][/vc_row]

Inter Club Albania

0
    0
    SHPORTA JUAJ
    SHPORTA JUAJ ËSHTË BOSHKTHEHU NË DYQAN
        PRODUKTE TË NGJASHME