đ MĂ« 24 Tetor, Inter Club Albania sjell nĂ« TiranĂ« njĂ« event tĂ« veçantĂ« kushtuar historisĂ«, trashĂ«gimisĂ« dhe identitetit zikaltĂ«r, me prezantimin zyrtar tĂ« INTER THE OPUS nĂ« bashkĂ«punim me Inter dhe me praninĂ« e njĂ« prej figurave mĂ« pĂ«rfaqĂ«suese tĂ« historisĂ« sĂ« Interit, Beppe Baresi.
đ Eventi do tĂ« zhvillohet nĂ« Innovation Hub, Piramida e TiranĂ«s, nga ora 17:00 deri nĂ« 20:00.
INTER THE OPUS sjell historinë e Interit përmes një vepre unike, të krijuar për të ruajtur dhe treguar momentet, njerëzit dhe emocionet që kanë ndërtuar ndër vite identitetin zikaltër.
Dhe këtë histori, në Tiranë, do ta përjetojmë së bashku me një prej njerëzve që e ka jetuar nga brenda: Beppe Baresi.
Gjatë eventit do të kemi mundësinë të zbulojmë nga afër INTER THE OPUS, të dëgjojmë histori dhe kujtime nga karriera dhe jeta zikaltër e Baresit, si dhe të ndajmë një pasdite të veçantë së bashku me komunitetin e Inter Club Albania.
ĂfarĂ« duhet tĂ« prisni?
Prezantimin e INTER THE OPUS, një bashkëbisedim të veçantë me legjenden zikalter Beppe Baresi, histori dhe kujtime nga Interi, Meet & Greet, foto, autografe dhe surpriza të tjera gjatë eventit.
Eventi i prezantimit dhe Meet and Greet do të zhvillohet nga ora 17:00 deri në 20:00 në Innovation Hub, Kati -1, Piramida e Tiranës.
Për të marrë pjesë, do të duhet të kryeni regjistrimin më poshtë pa pagesë. Pas regjistrimit do të merrni me email biletën tuaj në format PDF, e cila do të përdoret për check-in në hyrje të eventit.
Ju lutemi të lexoni me kujdes të gjitha kushtet dhe informacionet e pjesëmarrjes përpara regjistrimit, në mënyrë që të ndihmojmë në organizimin dhe mbarëvajtjen sa më të mirë të aktivitetit.
Historia e Interit vjen në Tiranë.
Dhe këtë herë, do të kemi mundësinë ta dëgjojmë nga dikush që e ka jetuar atë.
*Per te siguruar vendin tuaj duhet te beni regjistrimin sepse eventi ka nje numer maksimal pjesemarresish.




