INTER CLUB RUN

26 PRILL 2026

Inter Club Run 2.0 është edicioni i dytë i mini-maratonës 5K të organizuar nga Inter Club Albania në bashkëpunim me FC Internazionale Milano. Pas një edicioni inaugurues tepër të suksesshëm në 2025 dhe mbulim mediatik ndërkombëtar me artikull zyrtar në faqen e Interit, eventi është konsoliduar si një nga ngjarjet sportive komunitare më të veçanta në vend. Inter Club Run promovon jetën aktive, përfshirjen sociale dhe vlerat e Interit: solidaritetin, barazinë dhe bashkimin nën filozofinë “Brothers of the World”. Gara 5K dhe 1K për fëmijë do të zhvillohen më 26 Prill në Parkun e Liqenit Artificial të Tiranës.

Regjistrimet janë hapur dhe mund ta bëni menjeherë te një nga paketat më poshtë!

Regjistrohu në garë

MISIONI

Inter Club Run ka një mision të qartë: të promovojë sportin dhe jetën aktive në komunitetin shqiptar. Të forcojë lidhjen mes tifozëve dhe klubit Inter. Të sjellë një mesazh solidariteti, përfshirjeje dhe barazie, duke përdorur fuqinë e sportit për të bashkuar njerëzit duke u bazuar thellësisht te slogani i Interit “Brothers of the World” dhe te vlerat qe klubi promovon.

BASHKËPUNIM DIREKT ME INTER

Ky event realizohet me mbështetjen dhe bashkëpunimin zyrtar të FC Internazionale Milano nëpërmjet Centro Coordinamento Inter Club (CCIC), duke e pozicionuar Inter Club Run si një ngjarje ekskluzive me vizibilitet të garantuar në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Përfshirja direkte e strukturave zyrtare të klubit krijon një lidhje të qëndrueshme dhe autentike Inter dhe komunitetit zikaltër në Shqipëri.

SUKSESI I EDICIONIT TË PARË

Edicioni inaugurues i Inter Club Run rezultoi një sukses i jashtëzakonshëm, duke mbledhur mbi 500 pjesëmarrës në garën 5K dhe më shumë se 100 fëmijë në 1K. Eventi krijoi një atmosferë unike komunitare, ku sporti, familja dhe pasioni zikaltër u bashkuan në një platformë të organizuar dhe profesionale.

Mbulimi mediatik kombëtar dhe ndërkombëtar, si dhe artikulli zyrtar në faqen e Interit, e pozicionuan Inter Club Run si një ngjarje me impakt real dhe vizibilitet të garantuar. Ky sukses i konsoliduar shërben si bazë e fortë edicionin e dyte te Inter Club Run. 

BARBECUE PARTY – FESTA E KOMUNITETIT

Në përfundim të Inter Club Run 2.0, të gjithë pjesëmarrësit që kalojnë vijën e finishit me vrap apo me hap, do të kenë mundësinë të bëhen pjesë e Festës së Madhe Barbecue. Mjafton të tregojnë medaljen e fituar për të siguruar aksesin në këtë moment special që mbyll eventin në mënyrën më autentike zikaltër.

Kjo festë është më shumë se një “gathering social” sepse është një dëshmi se dashuria për Interin kalon përtej çdo vështirësie dhe është kthyer në një besim që na bashkon. Ashtu si komuniteti ynë qëndroi stoik dhe i bashkuar gjatë një sezoni sfidues, edhe kjo festë simbolizon forcën e unitetit dhe identitetit tonë të përbashkët.

Medalja nuk është thjesht një kujtim sportiv: ajo është “bileta” për në këtë festë ekskluzive, ku pjesëmarrësit do të ndajnë pasionin zikaltër, energjinë e garës dhe një eksperiencë të paharrueshme me komunitetin Inter Club Albania.

 

Inter Club Albania

0
    0
    SHPORTA JUAJ
    SHPORTA JUAJ ËSHTË BOSHKTHEHU NË DYQAN