ANËTARËSIMET JANË TË HAPURA – FAZA 1
Bëhu pjesë e FAMILJES zikaltër
Inter Club Albania është grupimi i parë dhe i vetëm i tifozerisë së Interit në Shqipëri i cili njihet zyrtarisht nga vetë F.C Internazionale Milano por gjithashtu edhe Inter Club zyrtar më i madh në Botë për nga numri i anëtarëve.
Anëtarë NË SEZONIN 23/24
Udhëtime NË GRUP
Vite ICA
Planet e Anëtarësimit
SENIOR (RINOVIM)
INTER CLUB
€40
Rinovim anëtarësimi për sezonin 25-26 në Inter Club për të gjithë tifozet e Interit mbi 13 vjeç.
SENIOR (NEW)
INTER CLUB
€45
Anëtarësim i ri për sezonin 25-26 në Inter Club Albania për të gjithë tifozet e Interit mbi 13 vjeç.
JUNIOR RINOVIM
INTER CLUB
€20
Rinovim anëtarësimi për sezonin 25-26 në Inter Club Albania për të gjithë fëmijët zikaltër nga mosha 0-13 vjeç.
JUNIOR NEW
INTER CLUB
€25
Anëtarësim i ri për sezonin 25-26 në Inter Club Albania për të gjithë fëmijët zikaltër nga mosha 0-13 vjeç.
PLUS
INTER CLUB
€75
Anëtarësim Senior PLUS për sezonin 25-26: kësaj radhe direkt nga Inter! Kliko te “MESO ME SHUME” për detaje të tjera në lidhje me këtë paketë.
HERO
INTER CLUB
€100
Të gjitha në një paketë të vetme: Inter Club Senior, të gjitha avantazhet e paktës së anëtarësimit PLUS dhe ndjesia e të qenit HERO i komunitetit zikaltër. Po, sepse një pjesë e kësaj pagese shkon direkt për mbarëvajtjen e punës së Inter Club Albania, ndërsa në këmbim do të merret edhe një t-shirt premium, i stiluar me shumë klas.
ANËTARËSIM SENIOR – RINOVIM / 40 EURO
Anëtarësimi Senior (Rinovim) është i hapur për të gjithë anëtarët e Interit që dëshirojnë të rinovojnë anëtarësimin e sezonit të kaluar. Me këtë anëtarësim përfiton statusin e “Anëtarit Zyrtar” dhe akses në një sërë përfitimesh ekskluzive, si zbritje për ndeshje të caktuara në “San Siro”, të drejtën për të aplikuar për bileta në ndeshjet jashtë fushe, ulje në dyqanet zyrtare të Interit (Inter Store), si dhe shumë avantazhe të tjera që e bëjnë përvojën tënde si interist edhe më të veçantë plus Member Kit (Peshqir Plazhi plus Bag).
ANËTARËSIM SENIOR – NEW / 45 EURO
Anëtarësimi Senior (NEW) është i hapur për të gjithë anëtarët e rinj të Interit që nuk kanë qënë anëtarë sezonin e kaluar. Me këtë anëtarësim përfiton statusin e “Anëtarit Zyrtar” dhe akses në një sërë përfitimesh ekskluzive, si zbritje për ndeshje të caktuara në “San Siro”, të drejtën për të aplikuar për bileta në ndeshjet jashtë fushe, ulje në dyqanet zyrtare të Interit (Inter Store), si dhe shumë avantazhe të tjera që e bëjnë përvojën tënde si interist edhe më të veçantë plus Member Kit (Peshqir Plazhi plus Bag).
ANËTARËSIM JUNIOR – RINOVIM / 20 EURO
Rinovim anëtarësimi Junior është i mundur për të gjithë ata tifozë të Interit që janë të moshës nga 0 (zero) deri në 13 (trembëdhjetë) vjeç dhe që kanë qënë anëtarë zyrtare në sezonin 24-25. Të gjitha benefitet e tjera janë identike me SENIOR. Fëmijet të gjitha avantazheve të tjera i gëzojne si të gjithë të rriturit! Edhe ky anëtarësim nuk ka asnjë limit kohor. Dhuratat janë si në foto!
ANËTARËSIM JUNIOR – NEW / 25 EURO
Anëtarësimi Junior është i mundur për të gjithë ata tifozë të Interit që janë të moshës nga 0 (zero) deri në 13 (trembëdhjetë) vjeç por me dhuratat e fëmijeve. Të gjitha benefitet e tjera janë identike me SENIOR. Fëmijet të gjitha avantazheve të tjera i gëzojne si të gjithë të rriturit! Edhe ky anëtarësim nuk ka asnjë limit kohor. Dhuratat janë si në foto!
ANËTARËSIM SENIOR PLUS / 75 EURO
Anëtarësimi “Senior PLUS” është risia e këtij sezoni, e sjellë drejtpërdrejt nga Inter. Çdo tifoz zikaltër ka mundësinë të bëhet anëtar zyrtar i klubit, por me këtë formulë të re, përfiton edhe një “upgrade” të anëtarësimit të zakonshëm. Përveç të gjitha avantazheve standarde, “Senior PLUS” ofron prioritet në aplikimet për biletat e ndeshjeve të mëdha në “San Siro” dhe ato të UEFA Champions League. Ky është dallimi i vetëm mes këtij anëtarësimi dhe atij klasik “Senior”. Si funksionon prioriteti? Çdo anëtar plus do ketë të drejtën të blejë dy bileta në një dritare të veçantë: një për vete, dhe një për një anëtar Senior ose Junior që nuk është plus.
ANËTARËSIM SENIOR – HERO/ 100 EURO
Të gjitha në një paketë të vetme: Inter Club Senior, të gjitha avantazhet e paktës së anëtarësimit PLUS dhe ndjesia e të qenit HERO i komunitetit zikaltër. Po, sepse një pjesë e kësaj pagese shkon direkt për mbarëvajtjen e punës së Inter Club Albania, ndërsa në këmbim do të merret edhe një t-shirt premium, i stiluar me shumë klas nga ICA.
Pse duhet të anëtarsoheni tek Inter Club Albania?
Kjo është një pyetje që të gjithë ja kane bërë vetes, si anëtaret ekzistues të Inter Club Albania, si ata që duan të antarsohen sërisht këtë sezon që po vjen. Arsyeja pse duhet të anëtarsoheni është se me pajisjen me teserën e tifozit të lëshuar nga Interi dhe që në Shqipëri merret vetëm nëpërmjet Inter Club Albanias, ju beheni tifoz zyrtar të Interit me të drejta të plota. Anëtaresimet janë një proces që përseritet sezon pas sezoni nga Interi dhe janë mënyra me bukur për të treguar dashurinë ndaj ngjyrave zikalter dhe lidhjen me klubin e zemrës. Çdo sezon, klubi mundohet që të jetë afër tifozeve të saj duke ofruar kartën që të bën një tifoz zyrtar të Interit, dhurata të ndryshme dhe avantazhe të shumta që mund ti zbuloni më poshtë. Përveç përfitimeve të shumta, ju fitoni edhe të drejtën të merni pjesë në udhëtimet që zhvillohen disa here në sezon drejt Milanos për të parë Interin duke luajtur kundër rivaleve më të mëdhenj: Milanin dhe Juventusin por edhe në çdo ndeshje në Champions League: qoftë në San Siro por edhe në çdo transferte europiane! Inter Club Albania është aktualisht Inter Club më i madh në Europe për të tetin vit radhazi dhe nuk kemi ndërmend të ndalemi aspak: Eshte koha të vazhdojmë traditen! 🏆
Çfarë përfitoni ju nga anëtarsimi tek Inter Club Albania?
Çdo anëtar përfiton Teseren (kartën) e Inter Club-it e cila do ju identifikojë si një Interist zyrtar, e me të cilën do të keni shumë përfitime si:
► Member Kit (Kit me dhurata) për çdo anëtar JUNIOR dhe SENIOR (NEW)
► 10-20% ulje tek dyqani i Interit në Milano, në San Siro si dhe në dyqanin online Inter Store.
► Mundësinë për të blerë bileta në çdo ndeshje të madhe të Interit me prioritet dhe me ulje në çdo sektor të stadiumit pa asnjë limit sektori.
► Mundësinë për të aplikuar për bileta në çdo transferte europiane në Champions League.
► Mundësinë për të aplikuar për bileta në çdo ndeshje të Boterorit për Klube në SHBA (NEW).
► Mundësinë për të marrë pjesë në udhëtimet drejt Milanos për të parë Interin LIVE disa herë në sezon.
► Mundësinë për të marrë VIP PASS për të vizituar Selinë e Interit dhe Dhomën e Trofeve nëpërmjet shorteve të ndryshme gjatë sezonit.
► Mundësinë për të marrë pjesë në të gjitha eventet ekskluzive që do të zhvillohen në Shqipëri dhe transfertë nga Inter Club Albania.
► Mundësinë për të marrë pjesë në dhjetra shortet që zhvillohen për anëtarët.
► Suport direkt për biletat e ndeshjeve dhe prenotim i udhëtimeve individuale vetëm, në çift apo me familjen tuaj për të parë Interin (NEW)
► Akses të biletat HOSPITALITY në San Siro ku përfshihet edhe darka brenda në San Siro me pamje nga fusha. (NEW)
► Mundësinë për të blerë të gjitha produktet e Inter Club Albania në Tiranë. (NEW)
► Mundësinë për të blerë fanellën origjinale të Interit direkt në Tiranë pranë selisë së re të Inter Club Albania. (NEW)
► Mundësinë për të takuar legjendat dhe lojtarët e skuadrës në varësi të eventeve që ofron Inter dhe Inter Club Albania.
► Mundësinë për tu bërë flamurtar i klubit përpara ndeshjeve më të rëndësishme në San Siro.
► Mundësinë për tu futur në fushë me lojtarët nëse je një anëtar Junior që përmbush kushtet që kërkon klubi.
► Mundësinë për të marrë pjesë në eksperiencën e pritjes së lojtarëve në tunelin e San Siros në ndeshjen e përcaktuar nga Inter. (NEW)
► Mundësinë për të përfituar ulje pranë Argjendari Kashara dhe Cocoshop ne Tiranë.
► Ulje direkte te transfertat nga Shqiperia duke përdorur RIA Money Transfer që është sponsor zyrtar i Interit. (NEW)
► Ulje të muzeu i Interit në San Siro
Member Kit (Dhuratat e anëtarësimit për këtë sezon janë si më poshtë:
Une nuk kam në plan të marr pjesë në udhëtime. Pse duhet të anëtarësohem?
Pjesëmarrja në një Inter Club nuk është gjithmonë e lidhur me udhetimet në Milano për të parë ndeshjet e Interit live. Pavaresisht se mund të jetë një nga eksperiencat më të bukura për ne që jetojmë larg Milanos, nuk është absolutisht e vetmja. Të bëhesh pjesë e Inter Club Albania do të thotë të jesh pjesë e një komuniteti ku të gjithë janë si ty, tifozë të çmendur të Interit dhe mund të marresh pjesë në dhjetra evente apo shorte ekskluzivë që zhvillohen nga klubi dhe Inter Club Albania për anëtaret e saj. Fakti që do të pajisesh me një kartë zyrtare tifozi dhe emri yt do të figuroje në klubin e zemrës është një krenari më vete. Duke i shtuar këtu dhuratat zyrtare të dërguara nga klubi për çdo anëtar si dhe uljen deri në 20% për çdo produkt të blerë në dyqanin online, e bëjnë anëtarësimin mjaft të vlefshem edhe për ata qe nuk kanë ndermend të udhetojnë drejt Milanos. Për të mos harruar edhe organizimet e shumta mes anëtarëve të Inter Club Albania, që sezonin e ardhshëm do të jenë edhe më të shpeshta.
Sa kushton anëtarësimi tek Inter Club Albania?
Paketat e anëtarësimit janë disa në këtë sezon futbollistik. Më poshtë mund të gjeni me detaje të shpjeguar gjithçka rreth çmimeve:
ANËTARËSIM SENIOR – RINOVIM / 40 EURO
Anëtarësimi Senior Rinovim është i mundur për të gjithë ata tifozë të Interit që kanë qenë anëtarë aktiv në sezonin që sapo kemi lënë pas (24-25) dhe duan të rinovojnë anëtarësimin e tyre përpara datës 30 QERSHOR. Pas kësaj date çmimi do të bëhet njësoj me anëtarësimet e reja.
ANËTARËSIM SENIOR – NEW / 45 EURO
Anëtarësimi Senior New është i mundur për të gjithë ata tifozë të Interit që nuk kanë qenë anëtarë aktiv në sezonin që sapo kemi lënë pas (24-25) dhe nuk ka asnjë limit kohor.
ANËTARËSIM JUNIOR – RINOVIM / 20 EURO
Anëtarësimi Junior është i mundur për të gjithë ata tifozë të Interit që janë të moshës nga 0 (zero) deri në 13 (trembëdhjetë) vjeç që kanë qenë anëtarë aktiv në sezonin që sapo kemi lënë pas (24-25) dhe duan të rinovojnë anëtarësimin e tyre përpara datës 30 QERSHOR. Pas kësaj date çmimi do të bëhet njësoj me anëtarësimet e reja.
ANËTARËSIM JUNIOR – NEW / 25 EURO
Anëtarësimi Junior është i mundur për të gjithë ata tifozë të Interit që janë të moshës nga 0 (zero) deri në 13 (trembëdhjetë) vjeç që nuk kanë qenë anëtarë aktiv në sezonin që sapo kemi lënë pas (24-25). Edhe ky anëtarësim nuk ka asnjë limit kohor.
ANËTARËSIM SENIOR PLUS / 75 EURO
Anëtarësimi “Senior PLUS” është risia e këtij sezoni, e sjellë drejtpërdrejt nga Inter. Çdo tifoz zikaltër ka mundësinë të bëhet anëtar zyrtar i klubit, por me këtë formulë të re, përfiton edhe një “upgrade” të anëtarësimit të zakonshëm. Përveç të gjitha avantazheve standarde, “Senior PLUS” ofron prioritet në aplikimet për biletat e ndeshjeve të mëdha në “San Siro” dhe ato të UEFA Champions League. Ky është dallimi i vetëm mes këtij anëtarësimi dhe atij klasik “Senior”. Upgrade nga anëtarësim normal me Plus mund të bëhet në çdo moment të sezonit!
ANËTARËSIM SENIOR – HERO / 100 EURO
Të gjitha në një paketë të vetme: Inter Club Senior, të gjitha avantazhet e paktës së anëtarësimit PLUS dhe ndjesia e të qenit HERO i komunitetit zikaltër. Po, sepse një pjesë e kësaj pagese shkon direkt për mbarëvajtjen e punës së Inter Club Albania, ndërsa në këmbim do të merret edhe një t-shirt premium, i stiluar me shumë klas nga ICA.
Si mund të anëtarësohem?
Mënyra më e thjeshtë për t’u anëtarësuar është duke paguar menjëherë nëpërmjet EasyPay ku mund të përdorni kartën tuaj të Debitit apo të Kreditit në mënyrë të sigurt. Mjafton të klikoni “Paguaj me EasyPay” të një nga paketat në fillimin e kësaj faqe dhe të ndiqni hapat përkatës.
Me EasyPay mund të zgjidhet edhe pagesë në një nga Pikat që EasyPay ka fizikisht çdo qytet të Shqipërisë (më shumë se 500) nëse nuk zotëroni një kartë për të bërë blerje online.
Anëtarësimin mund ta bëni gjithashtu individualisht duke filluar nga sot, 26 MAJ 2025 duke u paraqitur te selia jone ne Tiranë apo në Prishtinë, Ulqin dhe në Shkup.
Për të aksesuar faqen e përfaqësuesve të Inter Club Albania ju lutem klikoni këtu: LISTA E PËRFAQËSUESVE
Anëtarësimin mund ta bëni online gjithashtu nga çdo qytet i Shqipërisë direkt në llogarinë bankare të Inter Club Albania në LEK ose EURO, nëpërmjet RIA Money Transfer por edhe me PayPal.
Ku do të zhvillohen anëtaërsimet?
Anëtarësimet janë të mundura online por edhe pranë selisë së Inter Club Albania në Zogun e Parë. Nëse keni ndonjë paqartesi se si mund ta beni anetarsimin online, kontaktoni menjehere ne WhatsApp me Maria Sokoli +355689033666 ose Arisel Hajdari: +355695271285.
Anëtarësimet janë të hapura edhe në qytetet e tjera si Durresi, Shkodra, Saranda, Vlora, Elbasani, Lushnja, Fieri, Gjirokastra, Prishtina, Shkupi dhe Ulqini të cilat janë qytete ku Inter Club Albania ka perfaqesuesit e saj e ku anëtarësimet mund ti bëni direkt te ata. Për më shumë informacion, ju lutem të kontaktoni në WhatsApp në numrin e telefonit +355689033666.
Nëse deshironi të anëtarësoheni ONLINE me PayPal, na shkruani menjeherë në +355695651111 në WhatsApp që të merrni edhe LINK për të bërë aplikimin!