[vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_column_text]
Cdo sezon eshte nje sfide me vete, si per skuadren tone te zemres, Interin, si per grupimin e pare dhe te vetem te Interistave Shqiptare, Inter Club Albania, te njohur nga F.C. Internazionale Milano.

Në foto Reja, vendi i përzgjedhur nga InterClubAlbania për ditën e parë të anëtarësimeve në datën 12 Korrik. Reja është hapësira më e re kulturore në Tiranë, dhe vendi perfekt për ceremoninë e hapjes së anetaresimeve të Inter Club Albania.
Kete sezon, tek Reja.al gjithcka do te nise me stil: nje event unik qe do te mireprese te gjithe anetaret e rinj dhe ata qe do te rianetaresohen por ne te njejten kohe do te nderoje te gjithe anetaret me besnik te Inter Club Albania e qe jane pjese e saj per te pestin vit radhazi!
Cfare do te ndodhe tek Reja ne daten 12 Korrik?
Fillimisht do te behet prezantimi i hapjes se sezonit te ri te anetaresimeve, gjithcka cfare na pret ne sezonin e ri dhe te gjitha te rejat nga F.C. Internazionale Milano. Me pas do ta kene radhen anetaret me besnik te Inter Club Albania te nderhohen me cmimin e “mirenjohjes” nga Interi per ndihmen dhe mbeshtetjen e dhene ne keto 5 vite te ekzistences se klubit tone. Ne fund koha per tu bere pjese e Interit: do te shpallet zyrtarisht hapja e anetaresimeve per sezonin e ri 2016-2017, dhe do te mirepriten te gjithe anetaret e vjeter por edhe te gjitha prurjet e reja.
E njejta enderr, i njejti pasion, i njejti perkushtim!
- 42 organizime per ndeshjet ne Tirane
- Pritja dhe nderimi i legjendes Ivan Cordoba ne Tirane
- Shpallja e Rey Manaj anetar nderi te Inter Club Albania
- Urimi i ditelindjes se Interit nga sheshi Skenderbej
- Festimet e fillimit te sezonit dhe te ditelindjes se Inter Club Albania
- Udhetimi ne Milano (per here te pare me avion) ndaj Juventusit ne Tetor
- Takimi me legjenden Javier Zanetti ne Appiano dhe foto banerin e InterClubAlbania
Jemi InterClub me i madh ne Europe per te dytin vit radhazi, koha per te bere TRIPLETEN!
Me 14 Korrik, Inter Club Albania ju pret ne Tirane, tek REJA.AL! Qendroni ne kontakt me drejtuesit e ICA dhe perfaqesuesit ne qytetet respektive per tu informuar ne kohe mbi cdo aktivitet dhe te rejat me te fundit!

Koha per tu bashkuar me klubin qe ti dashuron!
Jemi nje familje: Inter Club Albania!
[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_gallery type=”image_grid” interval=”3″ images=”1274,1277,1280,1272,1279,1276,1278,1275,1271,1273,1291,1297″ onclick=”link_image” custom_links_target=”_self”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_video link=”https://www.youtube.com/watch?v=yJ5IxQ3uU_s”][/vc_column][/vc_row]