X

Menu

Anëtarësimet 23-24

NE DATEN 22 MAJ 2023, JANE HAPUR ANETARSIMET TEK INTER CLUB ALBANIA PER TU BERE NJE TIFOZ ZYRTAR I INTERIT!

Cfare eshte Inter Club Albania?

Inter Club Albania eshte grupimi i pare dhe i vetem i tifozerise se Interit ne Shqiperi i cili njihet zyrtarisht nga vete F.C Internazionale Milano.

Pse duhet te antarsoheni tek Inter Club Albania?

Kjo eshte nje pyetje qe te gjithe ja kane bere vetes, si anetaret aktual te Inter Club Albania, si ata qe duan te antarsohen serisht kete sezon qe po vjen. Arsyeja pse duhet te anetarsoheni eshte se me pajisjen me teseren e tifozit te leshuar nga Interi dhe qe ne Shqiperi merret vetem nepermjet Inter Club Albanias, ju beheni tifoz zyrtar te Interit me te drejta te plota. Anetaresimet jane nje proces qe perseritet sezon pas sezoni nga Interi dhe jane menyra me bukur per te treguar dashurine ndaj ngjyrave zikalter dhe lidhjen me klubin e zemres. Cdo sezon, klubi mundohet qe te jete afer tifozeve te saj duke ofruar karten qe te ben nje tifoz zyrtar te Interit, dhurata te ndryshme dhe avantazhe te shumta, qe tek uljet tek produktet zyrtare e deri tek marjen pjese ne evente ekskluzive, takime me skuadren dhe legjendat e Interit e deri tek aksesi i lire i biletave te stadiumit. Pervec perfitimeve te shumta, ju fitoni edhe te drejten te merni pjese ne udhetimet qe zhvillohen disa here ne sezon drejt Milanos per te pare Interin duke luajtur kunder rivaleve me te medhenj: Milanin dhe Juventusin. Inter Club Albania eshte aktualisht Inter Club me i madh ne Europe per te shtatin vit radhazi: Eshte koha te vazhdojme traditen!

Cfare perfitoni ju nga antarsimi tek Inter Club Albania?

Perfitimet jane te shumta: Pas antarsimit ju perfitoni Teseren (karten) e Inter Club-it e cila do ju identifikoje si nje Interist zyrtar, e me te cilen do te keni shume perfitime si:

► 10-20% ulje tek dyqani i Interit ne Milano, ne San Siro si dhe ne dyqanin online Inter Store.
► Mundesine per te mare pjese ne udhetimet drejt Milanos per te pare Interin LIVE disa here ne sezon dhe gjetjen e biletave pa veshtiresi per ndeshjet me te rendesishme te zikalterve, ne cdo sektor te stadiumit dhe me ulje.
► Mundesine per te gjetur lehtesisht nepermjet Inter Club Albania bileta per transfertat Europiane te Interit. Deri me sot, IC Albania ka arritur te siguroje prej themelimit 100% te kerkesave per bileta per cdo transferte te Interit ne Europe.
► Pervec avantazheve te kartes, Interi jep edhe dhurata te ndryshme per tifozet e saj zyrtare cdo sezon. Kete sezon, dhuratat e anetaresimit jane si ne foton me poshte:

► Porositjen e bluzave te personalizuara te cilat ju identfikojne si pjestar te Inter Club Albanias.
► Mundesine per te mare pjese ne eventet ekskluzive te zhvilluara nga klubi.
► Mundesine te merni pjese ne aktivitetet e InterClubAlbania ne Shqiperi dhe Itali.

Une nuk kam ne plan te marr pjese ne udhetime. Pse duhet te anetaresohem?

Pjesemarrja ne nje Inter Club nuk eshte gjithmone e lidhur me udhetimet ne Milano per te pare ndeshjen live. Pavaresisht se mund te jete nje nga eksperiencat me te bukura per ne qe jetojme larg Milanos, nuk eshte e vetmja. Te behesh pjese e Inter Club Albanias, do te thote te jesh pjese e nje komuniteti ku te gjithe jane si ty, tifoze te cmendur te Interit. Fakti qe do te pajisesh me nje karte zyrtare tifozi dhe emri yt do te figuroje ne klubin e zemres eshte nje krenari me vete. Duke i shtuar ketu dhuratat zyrtare te derguara nga klubi per cdo anetar si dhe uljen deri ne 20% per cdo produkt te blere ne dyqanin online, e bejne anetaresimin mjaft te vlefshem edhe per ata qe nuk kane ndermend te udhetojne drejt Milanos. Per te mos harruar edhe organizimet e shumta mes anetareve te Inter Club Albanias, qe sezonin e ardhshem do te jene me te shpeshta. Na duhesh edhe ti per te rritur zgjeruar akoma me shume familjen e Interistave Shqiptare e per te mbetur Inter Club me i madh ne Europe per te nentin vit radhazi.

Sa kushton anetarsimi tek Inter Club Albania?

Anetaresimi tek Inter Club Albania kushton 35 Euro ne sezon per te rriturit (nga 14 vjec e lart) dhe 20 euro ne sezon per femijet (0 deri ne 13 vjec) te cilet perfitojne dhurata te njejta. Pas kesaj date, anetaresimi do te fiksohet 35 euro per te gjithe. Pasi behet pagesa, Interi dergon teseren dhe dhuratat per cdo anetar, te cilat mund ti shikoni edhe me lart e qe kete sezon jane me te vertete te vecanta.

Nga data 22 MAJ deri ne daten 30 QERSHOR, te gjithe anetaret e sezonit 2022-2023 te Inter Club Albania do te kene mundesi te bejne anetaresimin e sezonit te ri me cmimin promocional prej 30 eurosh.

Si mund te anetarsoheni?

Te gjithe do kene mundesi te anetaresohen individualisht nga sot, data 22 MAJ 2023, duke u paraqitur ne nje nga deget tona ne Tirane, ne Prishtine apo ne Shkup.

Ne fillim te Korrikut do te zhvillohet edhe eventi kryesor i anetaresimeve per kete sezon ne Tirane per te cilin do te lajmeroheni nepermjet rrjeteve tona sociale.

Anetaresimin mund ta beni online gjithashtu nga cdo qytet i Shqiperise ne disa banka te nivelit te dyte nese jetoni larg Tiranes si dhe nepermjet PayPal, Western Union apo Money Gram nese jetoni larg Shqiperise.

Shume shpejt, anetaresimi do te jete i mundur ne cdo pike EasyPay ne Shqiperi dhe me RIA Money Transfer nga cdo vend i botes!

Ku do te zhvillohen antarsimet?

Ne Tirane, duke filluar nga sot, mund te paraqiteni cdo dite prane dyqanit CocoShop ne Bllok (prej dates 22 MAJ) ose prane Argjendari Kashara (prej dates 22 MAJ) ne Medrese ku mund te dorezoni zarfin e anetaresimit. Brenda ne zarfin e mbyllur duhet te shenoni te dhenat tuaja personale (Emer, Mbiemer, Ditelindje, Celular, Email dhe nje shenim nese po anetaresoheni per here te pare apo eshte riantersim) dhe duhet te fusni edhe pagesen prej 35 eurosh.

Ne dyqanet e permendura behet vetem dorezimi i zarfit dhe te dhenat me pas procedohen nga stafi i Inter Club Albania. Per me shume informacion, ju lutem te kontaktoni ne WhatsApp ne numrin e telefonit +355689033666.

Anetaresimet jane te hapura edhe ne qytetet e tjera si Durresi, Shkodra, Saranda, Vlora, Elbasani, Prishtina, Shkupi dhe Ulqini te cilat jane qytete ku Inter Club Albania ka perfaqesuesit e saj e ku anetesimet mund ti beni direkt te ata. Per me shume informacion, ju lutem te kontaktoni ne WhatsApp ne numrin e telefonit +355695651111.

Nese deshironi te anetaresoheni ONLINE me PayPal, na shkruani menjehere ne +355695651111 ne WhatsApp qe te merrni edhe LINK per te aplikimin!